Aktivistja e Shoqërisë Civile dhe komentatorja politike, Mimoza Gavrani, në emisionin Politiko, ka folur rreth situatës së tensionuar në veri dhe është shprehur se kryeministri i vendi, Albin Kurti duhet të merr një vendim për Asociacionin.
“Jemi në pozicionin zgjedh e merr, nëse zotri Kurti dëshiron të dëshmoj se është pushtetar i pjekur politikisht për ta mbajtur pushtetin dhe për të mos e rreziku legjimitetin e vendit më tepër sesa që është rrezikuar dreri më tani mendoj që që është momenti që ai të merr një vendim final, që nënkupton unë i bashkohem thirrjes së Borrell në zbutjen e të qenurit fleksibil.”, tha Gavrani.