Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, tha pas mbledhjes së Kryesisë së plani franko-gjerman nuk është në fazën për t’u njoftuar Kuvendi, raporton InLajmi.
Sipas tij, të enjten përveç pikave të tjera do të diskutohet edhe buxhetin për vitin e ardhshëm.
Kurse të premten do të diskutohet për gjendjen në veri, ka konfirmuar pas mbledhjes Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje.
“Kryesia e kuvendit mori vendim që këtë javë të kemi dy seanca. Të enjten seancë plenare dhe të premten. Të enjten do të projektligjin për buxhet. Të premten do të ketë diskutim për gjendjen në shëndetësi”, tha ai.
Përderisa kur u pyet për planin franko-gjerman tha se kjo çështje është në diskutim ndërmjet Qeverise dhe përfaqësueseve ndërkombëtarë dhe se nuk është në fazën e njoftimit për Kuvendin.
“Sa i përket planit franko-gjerman është diskutim mes Qeverisë dhe emisarëve. Nuk është në fazën e njoftimit të Kuvendit”, u shpreh Rrustemi.
Kujtojmë se për propozimin franko-gjerman kanë deklaruar edhe liderët e partive opozitare që nuk kanë ndonjë informacion konkret. /InLajmi/