Gazetari dhe historiani Daut Dauti ka thënë përkulja e ushtarëve të FSK-së para memorialit të ushtarëve serbë, mund të ketë lidhje me vizitën e Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Francë, ku u pritën nga Presidenti Emmanuel Macron.
Dauti, duke folur në Pressing të T7, tha se presidentja e kryeministri u pritën me “muhabet” të mirë në Francë.
“Ma merr mendja që vizita e Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës ka të bëj me këtë veprim. Mendoj që Ushtria e Kosovës ka qenë e shtyrë që ta bëj këtë veprim pa dëshirën e saj. Siç u pa në Paris, kreu politik ë Kosovës, i bënë muhabet aq shumë sa që ishte e habitshme. Ndoshta këtu mund ta gjejmë arsyen pse u bë një budallallëk i tillë. Qeveria e Kosovës duhet ta sqarojë këtë”, ka thënë ai.
Dauti ka thënë se nuk beson që ky veprim të jetë bërë nga naiviteti.
“Nëse nuk është naivitet, kjo nuk mund të falet. Organeve të shtetit nuk u lejohet të jenë naive. Këtë arsyen pse, duhet ta kërkojmë dikund tjetër”, ka theksuar Dauti, përcjell Gazeta Express
“Nuk besoj që në Qeverinë e Kosovës, ka pasur njerëz që nuk i dinë këto që po i flasim ne”, ka shtuar ai.