Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ditën e hënë ka thënë se mediat serbe që i kontrollon Vuçiq po shkruajnë se shërbimi rus do luftë në Kosovë, përcjell InLajmi.
Musliu tha se diçka “po zihet” në Serbi, përderisa mediat e shtetit serb po shkruajnë diçka të tillë, edhe pse deri vonë ato thoshin se perëndimorët po duan luftë.
Tutje, eksperti i sigurisë shtoi se Rusia në bashkëpunim me preesidentin serb, Aleksander Vuçiq, janë në krye të bandave kriminale dhe se Vuçiq dëshiron të largohet “pa u lagur” nga këto banda.
Musliu gjithashtu potencoi se Presidenti Vuçiq i ka duart e përlyera me gjak, dhe atë gjak krimi.
Postimi i plotë i tij:

Diçka po zihet në Serbi.
Mediat që i kontrollon Vuçiqi po thojnë se “shërbimi rus i inteligjencës ruse GRU dhe MI-6 duan luftë në Kosovë”.
Deri vonë thoshin që vetëm perëndimorët po duan luftë.
Koment: Luftë në Kosovë nuk do të ketë! Por, lufta hibride e Serbisë po vazhdon.
Nuk po dihet më se çka do të ndodhë me raportet e tyre me Rusinë. E di se, Rusia kontrollon grupet kriminale në Serbi, bashkë me Vuçiqin brenda tyre.
Në anën tjetër , kam përshtypjen se Vuçiqi po përpiqet që të dalë disi “pa u lagur” nga këto grupe kriminale. Por, ai jo vetëm që është i lagur, por është krejt gjak… pikon me gjakun e krimit. /InLajmi/