Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky është solidarizuar me popullin turk, pas shpërthimit që ndodhi afër sheshit Taksim në Turqi, gjatë të dieles pasdite, përcjell InLajmi.
Zelensky ka shprehur ngushëllime ndaj fmiljarëve të viktimave, të cilët humbën jetën, njëkohësisht personave të lënduarë u ka uruar shërim të shpejtë.
Nëpërmjet një postimi, Zelensky ka thënë se dhimbja e popullit mik të Turqisë është edhe dhimbje e jona.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim të thellë mësova lajmin se nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, humbën jetën dhe plagosën shumë njerëz. Shpreh ngushëllimet e mia ndaj familjeve të atyre që humbën jetën dhe iu uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Dhimbja e mikut tonë, popullit urk është edhe dhimbja jonë./InLajmi/.