• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ukrainasit të mahnitur nga mikpritja e kosovarëve

Gjerolinda Desku nga Gjerolinda Desku
13 November 2022
në Kosovë
0 0
0
Ukrainasit të mahnitur nga mikpritja e kosovarëve
0
SHPERNDARJE
45
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“Jemi shumë falënderues për përkrahjen që Kosova i jep Ukrainës edhe nëse këtë përkrahje e jep vetëm me fjalë”,tha Sergey Malyshko.

“Qyteti ku unë kam jetuar, është shkatërruar nga ushtarët rusë. Vendi atje është shkatërruar, por shumë familje po kthehen”, tha ai.

Malyshko, 28 vjeç, është lojtar i kombëtares së Ukrainës në futsall.

Bashkë me ekipin e tij, ai mori pjesë në një ndeshje futsalli që u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në sallën e sporteve në Prishtinë.

Lojtarët u mirëpritën me duartrokitje të gjata nga qindra sportdashës nga Kosova.

“Slava Ukraini” apo “Lavdi Ukrainës” shkruante në një pano të ngritur në sallë. Aty shkruante edhe “Kosova stands ëith you”, apo “Kosova është me ju”.

Ukraina është nën pushtimin e ushtrisë ruse qysh në fund të shkurtit.

Shifra të sakta për të vrarët nuk ka, por besohet të jenë qindra mijëra.

Mbi 7.000.000 ukrainas janë zhvendosur jashtë kufijve të vendit të tyre, ndërsa miliona të tjerë brendapërbrenda.

Malyshko, përpara se të shpërthente lufta, ka jetuar në qytetin e Harkivit, në verilindje të Ukrainës, ndërsa më pas është zhvendosur në qytetin perëndimor të Lvivit.

Në ndeshjen e futsallit që u zhvillua në Prishtinë, ekipi ukrainas fitoi ekipin kosovar me rezultat 5:2.

Malyshko tha se fitoret e tilla janë motiv për lojtarët, por edhe për luftëtarët në front.

“Dua t’i falënderoj ushtarët e Ukrainës për luftën që po bëjnë për mbrojtjen e qytetarëve dhe që neve e shumë njerëzve të tjerë po u mundësojnë të punojnë e luftojnë në forma të ndryshme. Edhe kjo ndeshje, kjo lojë për mua është një kontribut për vendin tim”, tha Malyshko.

Sipas tij, përgatitjet për lojë në një vend në luftë nuk janë aspak të lehta.

“Në perëndim të Lvivit arrijmë të ushtrojmë në një klub vetëm deri atëherë kur nuk ka alarme rreziku, e që na duhet të mbyllemi. Për momentin, jam sportiest, por nëse kërkohet nga unë të shkoj të luftoj dhe ta mbroj vendin tim, unë do të shkoj dhe nuk do të fshihem askund”, tha Malyshko.

Oleksander Kosenko është trajner i kombëtares së Ukrainës në futsall. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai u shpreh i mahnitur me mikpritjen që u është bërë në Kosovë dhe me kurajën që i është dhënë nga njerëzit që ka takuar.

Ndeshjet që zhvillon, ekipi i përjeton si një lloj lufte, tha ai.

“Me këtë lloj të luftës duam të sjellim gëzim te qytetarët e Ukrainës”, tha Kosenko.

Burrat në Ukrainë, nga mosha 18 deri në 60 vjeç, nuk lejohen të largohen nga vendi në kohë lufte.

Kosenko tha se kombëtarja e futsallit merr leje nga Ministria e Sportit e Ukrainës për të udhëtuar jashtë Ukrainës për lojë.

“Lejet i marrim për një afat të shkurtër dhe e kemi obligim që të kthehemi përsëri në Ukrainë”, tha Kosenko.

Ne mesin e shikueseve të lojës ishin edhe disa gazetarë nga Ukraina, që gjetën strehim në Kosovë.

“Kosova është bërë si shtëpi e dytë për ne”, tha gazetarja Oksana Chykanchy, e cila ka rreth 3 muaj që është vendosur në Kosovë.

Kosova, po ashtu, u është bashkuar sanksioneve që ka ndërmarrë Perëndimi kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës, shkruan REL.

Me fitoren në Kosovë, kombëtarja e Ukrainës në futsall forcoi pozitën në kuadër të garës për kualifikimet e Botërorit 2024.

 

 

Tags: Botërori 2024FutsallUkraina
Postimi i mëparshëm

Mazllum Baraliu: Serbia formon shtet brenda Kosovës nëse bëhet asociacioni

Postimi tjetër

Adem Salihaj largohet nga LDK-ja

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta
Kosovë

Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 1 orë, për të dalë 30 minuta

1 August 2025
Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin
Kosovë

Ngritja e aktakuzës, Klinaku: Mezi nuk po pres të ballafaqohem me Albin Kurtin

1 August 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Gjatë tërë ditës pritet të mbajë mot me diell

1 August 2025
2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë
Kosovë

2 persona ranë në humnerë me motor në Letnicë – zjarrfikës, policë e mjekë u dolën në ndihmë

31 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë
Kosovë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Postimi tjetër
Adem Salihaj largohet nga LDK-ja

Adem Salihaj largohet nga LDK-ja

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu