Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka thënë se 6 persona mbetën të vrarë nga shpërthimi në Stamboll, 4 prej tyre në vendngjarje dhe 81 të tjerë u plagosën, 4 prej tyre janë në gjendje kritike.
Oktay tha se incidenti konsiderohet si një “akt terrorist”, duke shtuar se sulmuesja femër shpërtheu bombën që shkaktoi shpërthimin, shkruan Reporteri.net
“U konstatua se 1 femër sulmuese shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në pikën e sulmit. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Do të arrijmë në fund shumë shpejt. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”, tha Oktai.