Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se do të udhëtojë për vizitën zyrtare në Washington e Bruksel, përcjell InLajmi.
Lideri i opozitës ka thënë se situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në 2 kryeqendrat e globit.
Postimi i plotë i tij:
“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë”,tha Krasniqi. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne. /InLajmi/