Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nderoi ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar që humbën jetën në Kosovë, shkruan InLajmi.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ditën e dielë bëri homazhe dhe vendosi lule te memoriali kushtuar ushtarëve të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.
Në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, të organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, krahas kryetarit Glauk Konjufca dhe ambasadorit Nicholas Abbott, morën pjesë dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve shtetërore, drejtues të FSK-së, KFOR-it e të misioneve të tjera në Kosovë. /InLajmi/