Ambasadori i Koosvës në Suedi, Lulzim Peci, ditën e dielë ka reaguar përmes një postimi për situatën e shkaktuar në veri të Koksovës, planin franko-gjerman dhe venimin e Kryeminstrit Kurti për targat e automjeteve, përcjell InLajmi.
Peci tha se problemi kyç i tërë këtyre situatave janë strukturat paralele serbe në Kosovë, qëi mundësojnë Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe bashkëpunëtorëve të tij të operojnë në Kosovë.
Tutje, ai shtoi se zhbërja e këtyre strukturave do të çonte në një marrëveshje të mençur për Kosovën.
Ambasadori Peci potencoi se Kosova duhet të përgatisë një plan të detajuar për zgjidhjen e këtij problem dhe bashkë me të edhe për asociacionin, sepse sipas tij, këto janë 2 tema që nuk mund të ndahen.
Ai u shpreh se Kosova është fokusuar në gjëra të vogla, të cilat po e pengojnë të shohë përtej tyre, t`i shohë gjërat e mëdha që janë pas.
Postimi i plotë i tij:
Mendoj se prej nje lisi, nuk jemi duke e pa malin.
Në Kosovë, problem kyç janë strukturat paralele të Serbisë që funksionojnë pa ndonjë problem të theksuar. Këto mund t`i shohim pothuajse në të gjitha vendbanimet ku jeton komuniteti serb në Koosvë dhe përmes tyre Serbia de-fakto është duke ushtruar ko-sovranitetin në vendin tonë.
Çështje kyçe në nëgociatat me Serbinë duhet të jetë zhbërja e tyre përfundimtare, pasi vetëm atëherë muind të themi se është duke u konsoliduar shtetësia e Kosovës.
Problem i targave ilegale është vetëm shpërfaqje e këtyre strukturave paralele, të cilat janë prezente pothuajse në çdo fushë.
Kosova duhet të përgatis një plan të detajuar të negociatave për zgjidhjen e këtij problem që e kemi të trashëguar nga koha e UNMIK-ut, paralele me një draft për asociacionin, pasi këto 2 çështje janë të ndërlidhura.
Zhbërja permanente e strukturave paralele të Serbisë së bashku me krijimin e asociacionit në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, do të ishte një marrëveshje e mençur që do ta stabilizonte vendin tonë, dhe njëkohësisht do ta mbështes për muri Vuçiqin & Co.
Mendoj se zhbërja e këtyre strukturave dhe ndalimi i financimit illegal të Serbisë është interes i lartë nacional i Kosovës dhe realizimi i tij munt të arrihet vetëm me mjete politike, për të cilin është më se e domosdoshme ndërtimi i përkrahjes perëndimore.
Jam i bindur se ka hapësirë diplomatike [ër këtë opsion, përmes së cilit Kosova do të kalonte nga pozita e tanishme e palakmuar, në një ofanzivë diplomatike, për të cilën do të ketë mirëkuptim dhe përkrahje në kryeqytetet kyçe të bashkësisë ndërkombëtare. /InLajmi/