Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci ka komentuar kundërshtimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me kërkesën e SHBA-ve për zgjatjen e afatit për targat ilegale, përcjell InLajmi.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dënimi më i madh që mundet t’i bëjnë SHBA-ja shtetit tonë është të na thonë “bëni si të doni vet, dhe unë po tërhiqem”.
Siç thotë ai, në marrëdhëniet ndërkombëtare mos kompromisi është armiku më i madh i më të mirës së mundshme. Ndërkaq, përmend dy nga ngjarjet më historike për Kosovën marrëveshjen e Rambujesë dhe planin e Ahtisaarit.
Postimi i plotë i tij:
Denimin me te madh qe mundet me na be SHBA-ja eshte me na thene beni si te doni vet, dhe une po terhiqem!
Shikojeni se cfare i kemi be vetes qe nga kundershtimi i demarkacionit me Malin e Zi deri me tani. Ne vend se te ecim perpara, ne e zgjodhem te bejme si te dojme vetem ne, dhe ja ku jemi, si vendi me i izoluar ne Evrope. Mos te harrojme se vet Presidenti Biden asokohe si nen-President i SHBA-ve personalisht eshte angazhuar qe te mbledhim mend, por ne me nje krenari te injorantit vazhduam me tonen.
Plus ky argumenti se eshte kundershtuar Rambujeja dhe plani i Ahtisarit qe e solli pavaresine e Kosoves, pasi eshte kerkuar me e mira, me se paku qe mund te thuhet eshte infantil. Cilat kane qene alterativat e kundershimit si te Rambujese dhe Ahtisarit? Padyshim se ato do ishin mos- intervenimi i NATOs dhe mospavaresimi i Kosoves.
Deshira per te kerkuar me te miren e deshiruar por te pamundshme, qe nenkupton mos- kompromisin, ne marredheniet nderkombetare behet armiku me i madh i me te mires se mundshme! /InLajmi/