Benjamin Netanyahu ditën e dielë e ka rifituar postin e kryeministrit të Izraelit, përcjell InLajmi.
Kunderkanditat kishte kryeministrin aktual të qendrës, Yair Lapid.
Partia Likud e Netanyahut, me qasje të krahut të djathtë, ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Parlament.
Me mbështetjen e partive të djathta dhe fraksioneve ekstreme fetare, Netanyahu, 73-vjeçar, ka siguruar shumicën e votave, duke u rikthyer kështu në postin e mëparshë, si kyreministër i vendit izraleit.
Postimi i plotë i tij:
Pas një sërë sistemesh zgjedhore, populli vendosi qartësisht në favor të krijimit të një qeverie të kryesuar nga unë. Sot ne ecim përpara drejt direktivës së 37-të të qeverisë izraelite.
Dëshiroj të falënderoj të gjithë 64 anëtarët e Knesset-it që më rekomanduan. Ne do të bëjmë gjithçka që me ndihmën e Zotit të jetë një qeveri e qëndrueshme dhe e suksesshme, një qeveri e përgjegjshme dhe e përkushtuar, që do të veprojë në të mirë të të gjithë banorëve të vendit pa përjashtim. /InLajmi/