Ambasada e Kosovës në Ankara të Turiqsë, ka shprehur ngushëllime ndaj viktimave dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve pas shpërthimit në Stamboll, përcjell InLajmi.
Ambasada e Kosovës, ka thënë se jemi në komunikim të ngushtë me autoritetet turke lidhur me zhvillimet e fundit atje.
Në të njejtën kohë, Ambasada e Kosovës në Ankara ka kërkuar nga shtetasit shqiptarë nga Kosova të cilet gjenden në Stamboll të kontaktojnë numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të shtetit të Kosovës në Stamboll.
Njoftimi i plotë nga Ambasada e Kosovës në Turqi:
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara shprehë ngushëllimet e sinqerta për viktimat e shpërthimit i cili ndodhi sot në Stamboll, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës në Turqi janë në komunikim të ngushtë me autoritetet vendore turke lidhur me zhvillimet e fundit.
Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.
+90 (531) 105 63 91/InLajmi/.