Kryetari i Lidhjes Dekokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ndjehet thellësisht i tronditur nga sulmi i ndodhurnë Stamboll, përcjell InLajmi.
Me këtë rast, Abdixhiku bëri të ditur se shtetet duhet të jenë të mobilizuara kundër çdo sulmi dhe agresori që cenon sigurinë.
Tutje, Lumir Abdixhiku shtoi se bashkëndjen me gjithë popullin turk dhe të gjithë familjarët që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm.
Postimi i plotë i tij:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dënon sulmin në Stamboll dhe bashkëndjenë me popullin turk.
“Thellësisht i tronditur nga sulmi i sotëm në Stamboll. Në këto momente të rënda për popullin turk, bashkëndjej dhimbjen e madhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë.
Sulmet e tilla na kujtojnë që shtetet duhet të jenë bashkë e të mobilizuar kundër çdo sulmi dhe çdo agresori që cenon sigurinë.”/InLajmi/.