Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime ndaj shtetit turk, pas shpërthimit në Stamboll që ndodhi gjatë të dieles, përcjell InLajmi.
Kurti ka thënë se lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën në këtë shpërthim.
Ndërkaq, kryeministri Kurti personave të plagosur u ka uruar shërim të shpejtë.
Postimi i plotë i tij:
I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë./InLajmi/.