Pas njoftimit për shkarkimin e Visar Korenicës nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec për shkak të bindjeve fetare, ka reaguar Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e VV-së Aida Dërguti, përcjell InLajmi.
Dërguti ka shkruar se Vetëvendosje jo vetëm bindjet po edhe deklaratat publike ia kanë ditur Korenicës.
“Jo veç bindjet, por edhe deklaratat publike ia kanë ditur. Thjesht, iu është dashur për një përdorim e një qëllim: fitore e thellë. #Krejttuirrejt51%”, ka shkruar Dërguti.