Uruguaj e ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar në Botëror.
Përfaqësuesja latine ka përfshirë në listë edhe yllin e Barcelonës, Araujo.
Pavarësisht lëndimit dhe mungesës disa javore, Araujo do të jetë në Botëror.
Luis Suarez do të jetë lider i përfaqësueses simpatike, ndërsa në sulm partner pritet të ketë Nunez të Liverpoolit, shkruan indeksonline.
Lojtari më në formë i Uruguajit është Valverde i Real Madridit.