Kryeministri i vendit Albin Kurti ka njoftuar se bashkë me presidenten Vjosa Osmani është takuar me presidenti i Francës Emmanuel Macron, përcjell InLajmi.
Kurti tha se në takim kanë biseduar për gjendjen ne vend, si dhe për propozimin fanko-gjerman.
Ai shtoi se në takim ia ka konfirmuar presidentit francez se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik
Postimi i plotë i tij:
Në Pallatin Élysee u pritëm nga Presidenti i Republikës franceze, Emmanuel Macron.
Në takimin e përbashkët me Presidenten Osmani, biseduam për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve, dialogun për marrëveshje Kosovë-Serbi, si dhe zhvillimet e fundit. Potencuam se Kosova ka propozuar kornizën e përgjithshme të marrëveshjes, ndërsa propozimi franko-gjerman shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme.
Theksuam se Republika e Kosovës është partnere e besueshme e Republikës së Francës dhe aleatëve të tjerë euroatlantik. Falënderuam Presidentin Macron për angazhimin e Francës, në bashkëpunim me Gjermaninë, për dinamizimin e procesit të dialogut dhe ritheksuam përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë proces, të bazuar në ruajtjen e rendit kushtetues, sovranitetit, integritetit territorial e marrëdhënieve të mira fqinjësore./InLajmi/