Ish-kryenegociatorja për dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ditë e enjte ka reaguar për 9 pikat e nismës franko-gjermane, të cilat nuk janë të verifikuara akoma zyrtarisht, përcjell InLajmi.
Një ndër pikat e kësaj nismeje thuhet të jetë edhe funksionimi në fqinjësi dhe raporte të mira mes Kosovës dhe Serbisë, pa njohje reciproke, por pa i prekur kufinjtë.
Gjithashtu vizita e Kryeministrit Kurti në Paris dhe mundësia që të zhvillohet një takim mes tij dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, duket se e ka acaruar Tahirin.
Ajo tha se një marrëveshje me Serbinë pa njohjen reciproke Kurti mund t`ja sjellë vetëm partisë së tij, e jo gjithë Kosovës.
Tutje, Tahiri shtoi se kanë punuar mjaft shumë në të kaluarën për të arritur këtë njohje.
Postimi i plotë i saj:
Nje marreveshje finale pa njohje reciproke Kurti mund ta sjelle nga Parisi vetem VV-se por kursesi jo Kosoves! Kosova ka luftuar dhe ka fituar pavaresine dhe shtetin me sakrifica ma sublime!/InLajmi/