Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit të enjten ku po debatohet për situatën e krijuar në veri, tha se përgjegjësia për situatën aktuale është e Qeverisë Kurti, raporton InLajmi.
Në fillim të fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Tahiri, duke i’u referuar fjalimit në gjuhën serbe të Kryetares së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, , tha se unë nuk nuk di të flasë serbisht
“Faleminderit! Unë s’muj me fol serbisht se s’di, kështu që po vazhdoj shqip”, tha Tahiri.
Tutje ka theksuar ai se gjendja në veri të Kosovës është e rëndë, ndërsa tani atje kemi më pak pushtet, institucione e policë.
Ai i tha Qeverisë se kanë përgjegjësi “për moskthimin e situatës para korrikut 2011”.
Tutje Tahiri theksoi se do e mbështesin qeverinë deri “kur nuk do të hiqni dorë nga ajo pjesë e territorit”.
“Ju kërkojmë vigjilencë, angazhim, përkushtim, që të vazhdojë puna në veri të vendit”, tha Tahiri.
Ai foli edhe për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, duke thënë se “nuk na duhet konfrontim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”./InLajmi/