Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ‘ngacmon’ paksa Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, meqë mungonte në seancën e Kuvendit e ku temë qendrore ishte diskutimi për gjendjen në veri e krijuar pas daljes së serbëve nga institucionet si revoltë ndaj vendimit të Qeverisë për targat RKS, raporton InLajmi.
Meqë nuk e pa se ishte në seancë, e kishte për të pyetur atë diçka, deputeti Reçica si me shpoti tha se ndoshta Sveçla ka shkuar në veri.
“Ministri mdoket s’qenka këtu, nashta ka shku me rujt kufirin atje”, tha Reçica.
Për pyetjen që donte ta parashtronte, deputeti tha se po e pret Ministrin që “ta kryej ndërrimin”.
“Po e pres Ministrin, kur te kryen ndërrimin, pastaj ia parashtroj pyetjen”, ka thënë Reçica, i cili ministrit në fjalë do ia parashtronte pyetjen lidhur me mos lëshimin e pasaportave dhe dokumenteve të tjera identifikuese./InLajmi/