Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, ka larguar puna 11.000 njerëz, ose rreth 13% të fuqisë së saj punëtore, pasi po përballet probleme.
Lajmi mori shumë shpejt dhenë. së fundmi është publikuar një video ku shihet Mark Zuckerberg duke u dhënë lajmin punonjësve.
“Unë jam themeluesi dhe CEO, unë jam përgjegjës për shëndetin e kompanisë sonë, për drejtimin tonë dhe për të vendosur se si ne ekzekutojmë,” tha ai.
Më pas, Zuckerberg u tha të pushuarve se ai mori “përgjegjësinë e plotë” për vendimin.
“Ishte një nga thirrjet më të vështira që më është dashur të bëj në 18 vitet e drejtimit të kompanisë,” tha CEO, duke shtuar, “Natyrisht, kjo ka një ndikim të madh në jetën tuaj. Por edhe për misionin tonë”,shkruan Reporteri.net
Zvogëlimet e vendeve të punës vijnë vetëm një javë pas shkarkimit të pothuajse gjysmës së punëtorëve në kompaninë Twitter, e cila tash është në pronësi të miliarderit, Elon Musk.