Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për zëvendësimin e 10 deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe, raporton InLajmi.
Kjo ka ardhur si pasojë e dorëheqjeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, e cila buroi nga shkarkimi i drejtorit rajonal të policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq nga Qeveria e Kosovës, pasi nuk e kishta pranuar procesin e konvertimit të targave në RKS.
Shkarkimi i tij solli dorëheqje të shumta, pasiqë të gjithë zyrtarët serbë u larguan nga institucionet e Kosovës.
Pas dorëzimit zyrtar të dorëheqjev të deputetëve të Listës Serbe, Glauk Konjufca, Kryeparlamentar i Kuvendi të Kosovës, ka proceduar menjëherë kërkesën për zëvendësimin e tyre.
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka bërë përzgjedhjen e deputetëve nga Lista Serbe, për t`i zëvendësuar deputetët e dorëhequr.
Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar me nëntë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, SPO.
Kjo vjen pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të dorëzuar më 8 nëntor. /InLajmi/