Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, dhe njëherit deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Haki Abazi, ka reaguar lidhur me çështjen e mosliberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell InLajmi.Abazi ka shprehur paknaqësitë e tij duke thënë se nëse qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm atëherë do të ishte edhe një vit në burg kolektiv për të gjithë.
Postimi i plotë i tij:
“Nuk pranohet lidhja e regjimit pa viza për Kosovën me ETIAS i cili nuk është i zbatueshëm në vendet që tashmë prej shumë vitesh gëzojnë të drejtën për udhëtim pa viza. Edhe një vit diskriminim dhe burg kolektiv për qytetarët”, ka shkruar ai, /InLajmi/