Deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka reaguar lidhur me sjelljet e deputetëve dhe gjuhën e tyre të përdorur ditën e enjte gjatë seancës së kuvendit, përcjell InLajmi.
Ai tha se kjo nuk ka ardhur si pasojë e vendimit për procesin e targave apo nga fakti që janë mbyllur rrugët për kontrabandë në veri të vendit, por ka qenë gjithnjë e pranishme, por jo kaq e hapur.
Postimi i plotë i tij:
Si asnjëherë më parë, sot në Kuvendin e Kosovës, ka pasur nervoz, sharje e provokime nga kolegët tanë kryesisht nga PDK-ja.
Nuk besoj që kjo nervoz po vie që u ndalën tabelat ilegale KM e as që u mbyllen rrugët e kontrabandës në veri. /InLajmi/