Analisti Arton Demhasaj nuk e konsideron të suksesshme vizitën e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Francë.
Kjo pasi që sipas tij sot në Bruksel është mbajtur diskutimi i 2-të i Grupit Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nuk është arritur konsensus për shkak të kushtëzimit nga Franca.
“Unë e konsideroj që nuk është e suksesshme pasi që e dimë se sot është mbajtur takimi në Bruksel që ka të bëjë me liberalizimin e vizave për Kosovën. Fakti që sot ka ndodhur takimi i presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti me presidentin francez Macron kur e dimë se tashmë kushtëzimi për liberalizimin e vizave vjen kryesisht nga Franca dhe derisa sot nuk ka pasur kompromis në Bruksel që kjo çështje të ecë tutje në njëfarë mënyre unë mund të nxjerrë përfundime se ky takim nuk ka qenë i suksesshëm”, tha Demhasaj.
Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë takuar në Paris presidentin e Francës, Emmanuel Macron, shkruan Teve1.info
Osmani e Kurti ndodhen në Francë, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.