• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 22 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Vuçiq i nderon Gjuriqin dhe Filipoviqin për largim nga institucionet e Kosovës

Gjerolinda Desku nga Gjerolinda Desku
9 November 2022
në KRYESORE
0 0
0
Vuçiq i nderon Gjuriqin dhe Filipoviqin për largim nga institucionet e Kosovës
0
SHPERNDARJE
26
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nderoi të mërkurën me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriq, dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandar Filipoviq.

Gjuriq dhe Filipoviq u nderuan me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq”, pasi refuzuan të zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Duke ua dorëzuar medaljet në Presidencën e Serbisë, Vuçiq falënderoi Gjuriqin dhe Filipoviqin që, siç tha, “dëgjuan shtetin e tyre”.

“Keni bërë atë që jua donte zemra dhe keni vepruar me nder kur ju kanë penguar të kryeni detyrën, sepse as atëherë nuk keni dashur t’i shkelni ligjet”, tha Vuçiq.

Ai bëri të ditur se në dy ditët e ardhshme do të vizitojë Parisin, ku tha se do të takojë presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe zyrtarë të tjerë evropianë, me të cilët do të bisedojë për, siç tha, situatën në Kosovë.

Vuçiq tha se autoritetet në Kosovë, duke zbatuar vendimin për riregjistrimin e makinave, kanë dashur të shkaktojnë incidente dhe të “poshtërojnë popullin serb”.

Ai nuk solli ndonjë provë që do t’i mbështeste këto pretendime.

Më 3 nëntor, autoritetet e Kosovës suspenduan Gjuriqin nga posti i drejtorit të policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, pasi ai refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme.

Pas kësaj, edhe zyrtarë të tjerë serbë dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se cila është e ardhmja e personave të larguar nga institucionet e Kosovës, Vuçiq tha se ata do të punësohen në organet shtetërore të Serbisë.

“Askush nga ata 3.500 njerëz nuk do të mbetet në rrugë. Ne do të kujdesemi për të gjithë ata”, tha Vuçiq.

Që nga paslufta, më 1999, në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe në Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, qarkullojnë makina me targa të lëshuara nga autoritetet serbe, të cilat janë ilegale me ligjet në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, me në krye Albin Kurtin, po përpiqet të bëjë riregjistrimin e tyre me targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Por, shumica e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri refuzojnë ta bëjnë këtë. Ata kanë edhe mbështetjen e Beogradit zyrtar, i cili këmbëngul në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kërkuan Kurtit shtyrjen e riregjistrimit të makinave, por, në vend të kësaj, Kurti doli me një plan prej tri fazash, i cili filloi të zbatohet më 1 nëntor dhe do të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.

Në fazën e parë, shoferët e makinave me targa të paligjshme qortohen, në të dytën gjobiten me 150 euro dhe në të tretën do t’iu kërkohet të pajisen me targa provuese, transmeton REL.

Nga 21 prilli, ndërkaq, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Tags: Aleksander VuçiqNenad GjuriqRepublika e Serbisë
Postimi i mëparshëm

Në Serie A, La Liga e Bundesligë priten ndeshje interesante, këto janë përballjet e radhës

Postimi tjetër

A po e pengojnë ngjarjet në veri jetësimin e planit franko-gjerman?

Të ngjajshme Postime

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç
KRYESORE

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë
KRYESORE

Nis ardhja e bashkatdhetarëve, deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë

20 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat
KRYESORE

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara
KRYESORE

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

17 December 2025
Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë
KRYESORE

Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

17 December 2025
Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë
KRYESORE

Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

17 December 2025
Postimi tjetër
A po e pengojnë ngjarjet në veri jetësimin e planit franko-gjerman?

A po e pengojnë ngjarjet në veri jetësimin e planit franko-gjerman?

Lajmet e fundit

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit

Kandidati për deputet Paçarizi nga PDK është shprehur i lumtur me përkrahjen që po merr në çdo fshat e lagje të Prizrenit

21 December 2025
Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu