Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj, ditën e mërkurë i ka replikuar Ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, pasi ajo than ë konferencë për media se qeveritë e kaluara e kanë mësuar Beogradin keq, duke u thënë “po” për gjithçka, përcjell InLajmi.
Ajo i është përgjigur me ironi dekralatës së Ministres Haxhiu, duke thënë se Beogradi e paska mësuar ish-Kryeministrin Haradinaj për ta formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, për ta rikthyer Trepçën dhe për ta forcuar Kosovën në fushën energjetike.
Postimi i saj i plotë:
Sipas Albulena Haxhiut, Beogradi e paska porosit kryeministrin Haradinaj që ta formojë Ushtrinë, t’ia kthejë Trepçën Kosovës dhe ta pavarësojë Kosovën energjetikisht.
Gjithashtu sipas Albulenës, Beogradi e paska porosit Haradinajn edhe me jau vendos taksën./InLajmi/