Murat Yakin e ka publikuar listën e 26 lojtarëve të ftuar në Botëror. Pjesë e kësaj liste nuk është ylli helvetik, Steven Zuber.
31 vjeçari do të mungojë vullnetarisht në Kupën e Botës.
“Steven ka luftuar me lëndime javët e fundit. Ai më tha se nuk ishte 100 % në formë dhe se nuk donte që t’i merrte vendin dikujt që është më në formë se ai”, ka thënë Yakin në konferencë.
Zuber ka thënë se do të jetë tifozi më i madh i Zvicrës në Botëror, shkruan indeksonline.
Me gjithsej 4 asistime, Steven Zuber u bë një nga heronjtë më të mëdhenj të Zvicrës në evropianin e kaluar.