Armend Zemaj nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se politika e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është zhvleftësimi i 17 shkurtit, dita kur u shpall pavarësia e Republikës së Kosovës.
I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, aty ku emisioni i sotëm mbledh përfaqësues nga partitë opozitare dhe një nga ajo në pushtet, Zemaj ka thënë se një veprim i tillë është puro politik.
“Krijimi i një situate të re kur nuk e dimë asnjëri, as këtu as jashtë, ai mund t’a dijë në mendjen dhe kokën e vet se si do t’a dërgojë Kosovën qoftë në një gjendje normale krejt tjetër ashtu siç ai po e koncepton, që mund të jetë tepër e fuqishme, që në rrethana historike ndodhë një herë në një mijë vjet dhe në një shkatërrim total të gjitha të arritura sidomos pas lirisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Zemaj.