Kievi bën thirrje për rivendosjen e kufijve të Ukrainës si parakusht për negociatat, duke përjashtuar çdo bisedë me Putinin, transmeton InLajmi.
Parakushti kryesor i Kievit për të hyrë në negociatat me Rusinë për përfundimin e luftës është kthimi i të gjithë tokës së kapur ukrainase, sipas një zyrtari të lartë të sigurisë.
Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, tha të martën se palës ukrainase i duhej gjithashtu “garancia” e mbrojtjes ajrore moderne, avionëve, tankeve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi.
Kiev ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për armë shtesë nga mbështetësit e tij perëndimorë pas pushtimit të Rusisë në fund të shkurtit, shkruan Aljazeera.
“Kushti kryesor i Presidentit të Ukrainës është rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës”, shkroi Danilov. /InLajmi/