Koreja e Veriut ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara se po dërgon armë në Rusi në mënyrë të fshehtë për luftën e saj në Ukrainë, duke thënë se kurrë nuk i kishte shitur armë Moskës dhe nuk kishte plane ta bënte këtë.
Deklarata e së martës në Agjencinë Qendrore Koreane të Lajmeve KCNA vjen pasi zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha javën e kaluar se SHBA kishte informacione që tregonin se Koreja e Veriut po furnizonte Rusinë me një numër “të konsiderueshëm” predha artilerie.
Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Veriut i quajti akuzat “thashetheme” dhe tha se Pheniani“kurrë nuk kishte pasur marrëveshje armësh me Rusinë” dhe“nuk kishte plan për ta bërë këtë në të ardhmen”, shkruan Al Jazeera.
“Ne i konsiderojmë lëvizje të tilla të SHBA-së si pjesë të përpjekjes së saj armiqësore për të njollosur imazhin e DPRK-së në arenën ndërkombëtare duke thirrur rezolutën e paligjshme të sanksioneve të Këshilli i Sigurimit të OKB-së kundër DPRK-së,” tha zyrtari në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.
Qortimi vjen mes tensioneve të rritura në gadishullin korean pasi Koreja e Veriut kreu një seri testesh armësh javën e kaluar, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale ICBM.




















