Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar që masat emergjente të vazhdojnë edhe për 30 ditë, raporton InLajmi.
Duke shpalosur rezultatet e deritanishme, Rizvanolli tha se gjatë së martës do të hapet thirrje publike për përfitim nga masat të reja.
Rizvanolli ka thënë se ka ulje të konsumit të energjisë elektrike për 6 %, krahasuar me një vit më parë.
“Në mbështetje të qytetarëve, Qeveria ka marrë edhe disa vendime. Ka ndarë 6.000.000 euro për kursim me energji që është hapur më 6 tetor, ku qytetarët kanë pasur mundësi që të përfitojnë nga kjo masë”.
“Ne sot do të hapim edhe njëherë thirrjen për masë të tillë, mirëpo do të ndërrohen edhe disa masa”, tha Rizvanolli. /InLajmi/