Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes , derisa paraqiti para deputetëve kërkesën e Qeverisë Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për energjinë, ajo kërkoi votimin e saj, raporton InLajmi.
Ndërsa ftoi deputetët për ta votuar kërkesën, deputetja Statovci theksoi vendimi ka qenë më se i nevojshëm, e sidomos pas agresionit të paprovokueshëm rus në Ukrainë, dhe situates se re te krijuar per sektorin energjetik.
“Për të arritur stabilitet energjetik, sidomos pas paralajmërive për një dimër të vështirë energjetik, Qeveria e Kosovës synon zgjatjen e këtyre masave edhe për 30 ditë, duke pasur parasysh çmimin e lartë të energjisë elektrike në tregun evropian nga ku dhe importohet energjia dhe pasigurin e stabilimenteve prodhuese ne vend”, tha Statovci.
Deputetja nga Lista Guxo, kujtoi se në total nga Qeveria janë ndarë 19 milionë euro, e që janë në të mirë të qytetarëve.
“Miratimi i vendimit për zgjatjen e masave emergjente, jep mundësinë, t’e mbrojë konsumatorët me një rend prioritar, duke pasur parasysh dhe ne fokus, pikërisht ata qe jane me ne nevojve. Së fundmi janë ndarë 19 milionë euro për subvencionimin e energjisë elektrike për qytetarët, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, dhe mbështetjes per konsumatorët fundore ne uljen e shpenzimeve per energjisë elektrike”, deklaroi deputetja Statovci, duke shtuar më pas se qytetarët janë të interesuar për masën e subvencionimit të energjisë nga qeveria.
“Eshtë hapur thirrja për subvencionimin te eficiences se energjisë për qytetarët, ku interesimi i qytetarëve për të përfituar ishte i jashtëzakonshëm me mijëra aplikant, me ç’rast shifra e arritur nga aplikimet është mbi shumen e parapare. Parashihet që nga 6 milionë euro masa nxitëse, të kursehen 18 milionë nga importi i energjisë elektrike. Ne tërësi masat e deritanishme ka ndikuar dhe ne shpenzueshmerinë racionale, ku statistikash kemi renje te konsumit te energjisë elektrike prej rreth 7” , theksoi deputetja e Listës Guxo.
Ajo tha se duke marrë për bazë vështirësitë e një dimri që po vjen, dhe përkeqësimin me energji elektrike, zgjatja e masave janë të domosdoshme.
“Me këto masa, Qeveria e Kosovës synon tutje të vazhdoj me një qasje proactive ne menagjimin e krizës energjetike, zvogëlojë konsumin e energjisë elektrike në sektorin e banimit duke pilotuar subvencione dhe stimulime të tjerë të efiçiencës së energjisë që do të racionalizoj konsumin e energjisë elektrike dhe të promovojnë përdorimin e pajisjeve të ngrohjes me efiçiencë energjike”, tha në fund Statovci. /InLajmi/