Talenti i Barcelonës, Gavi, sikurse parashikohej, mori nga “Tuttosport” çmimin “Golden Boy”, i cili shpërblen lojtarin e ri më të mirë në Evropë (nën 21 vjeç), shkruan InLajmi.
Mesfushori spanjoll nuk ka mundur të marrë pjesë të hënë në mbrëmjen Gala të zhvilluar në Itali, pasi luan të martën kundër Osasunas.
Megjithatë, ai foli nëpërmjet një videokonferencë për të falënderuar ata që e votuan.
“Është nder të fitosh çmimin “Golden Boy”. Është një çmim që çdo lojtar i ri dëshiron ta fitojë. Është gëzim i madh, e ka marrë një lojtar dhe një mik si Pedri, si dhe më i miri në histori, Leo Messi” tha ai.
Kujtojmë se Gavi është nën moshën 21 vjeç dhe qysh tani po konsiderohet si një nga yjet e ardhshëm të klubit të futbollit të Barceslonës. /InLajmi/