Deputeti i Partisë Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar lidhur me situatën e shkaktuar në veri të Koosvës dhe dorëheqjen e zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit, përcjell InLajmi.
Majko tha se Serbia nga mungesa e guximit për të pranuar realitetin e pas Luftës në ish-Jugosllavi, dhe ndërtimi i një bote virtuale për veten, po bëhet shkaktari realë pse politika serbe rrezikon rajonin me një konflikt të përsëritur ndërkombëtar.
“Ajo që mund të fillojë në Mitrovicë duket, në pamje të parë, si një skandal “të fortish” të cilët duan ti vënë flakën një realiteti të cilin refuzojnë që ta pranojnë” tha ai.
Tutje, Pandeli Majko tha se me kalimin e kohës Serbia do të kërkojë akoma më shumë nga ajo sa u takon, kurse kosovarët po përpien thjeshtë ta mbrojnë atë çka është e tyre.
“Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon. Kjo do të ketë, në kushte ekstreme, pasoja me një gjakderdhje pa rregulla e cila do të shpërndahet si sëmundje në rajon. Shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se cfarë kanë aktualisht. Tregimi i tyre si “kokëforte” vec bën një barazim të padobishëm midis qëllimit shqiptar për paqen dhe atij serb për mospranimin e statusit që paqja u ka krijuar në rajonin e Ballkanit” shtoi ai.
Majko tha se e gjithë kjo situatë po shihet si një aksion i organizuar nga Beogradi zyrtar dhe se Moska është në pritje të konfliktit.
Ai gjithashtu shtoi se diplomacia lineare europiane është ende e papërgatitur për një konflikt të tillë i cili mund t`i ngjajë ajzbergut ku u përplas Titaniku. /InLajmi/