I pari i Prishtinës, Përparim Rama, ditën e hënë ka njoftuar se kanë filluar punimet për rikthimin e identitetit të Pallatit të Rinisë, si ikonë e kryeqytetit, përcjell InLajmi.
Ai këtë e ka bërë të ditur me një fjali të thjeshtë, për të treguar se punimet në kryeqytet nuk po ndalen.
Si duket, Rama ka ardhur në krye të Prishtinës me plan evropian dhe po e shijon mjaft shumë këtë gjë.
“Nisën punimet për rikthimin e identitetit të Pallatit të Rinisë – ikonë e kryeqytetit” shkroi ai.
Në çdo projekt të ri që fillon të jetësohet Kryetari i Prishtinës është në vendngjarje, duke raportuar me foto, video e fjali të shkurtra. /InLajmi/