Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se shteti serb ka përgatitur skenarë për dështimin e planit franko-gjerman, që në thelb ka njohjen e ndërsjellë, raporton InLajmi.
Sipas Haradinaj këtë gjë po e ndihmon edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Serbia e sponzorizuesit e saj, skenarë kanë dështimin e marrëveshjes planin franko-gjerman që në thelb e ka njohjen e ndërsjellët, dhe këtë po e ndihmon kryeministri Kurti. Jam betuar për ta thënë të vërtetën në interes nacional”, tha Ramush Haradinaj.
Haradinaj, ka shtuar tutje ndërsa është shprehur se Kurti nuk po zbaton vendimin e shtetit amerikan për targa, sipas tij BE-ja nga Kosova po kërkon themelimin e Asociacionit
“Albin Kurti me demagogë ka vendosur mos ta ndjek rrugën që i ka thënë Amerika dhe duke vazhduar me mendimin e tij për targa. Serbia ka arritur sot me e lënë Kosovën pa përfaqësim në veri. Çka kërkon BE-ja prej neve është se Kosovës po i kërkohet Asociacioni”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj këto deklarime i bëri në një konferencë për media, pas situatës të krijuar në veriun e Mitrovicës, ku serbët gjatë të dielës kanë mbajtur protestë pas dorëheqjes së ministrit Goran Rakiq, kjo si pasojë e zbatimit të vendimit për targa. /InLajmi/