Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se pavarësisht pikëpamjeve politike dhe mospajtimeve me kryeministrin, Albin Kurti, partia e saj përkrah atë në këtë situatë.
Ajo ka thënë se në raport me Serbinë, PDK-ja s’do që kryeministri Kurti të dështojë
“Ne duam që me kryeministrin Kurti të debatojmë për krizën energjetike, për rritjen e çmimeve, për ligjin e pagave e për shumë e shumë çështje tjera. Në raport me politikën e jashtme, e posaçërisht në funksion të fuqizimit të Kosovës, ne të gjithë duhet të synojmë konsenzusin. Nuk duhet t’i replikojmë modelet e kaluara të opozites”, shkroi ajo.
Ajo më tej ka thënë se përveçse të komunikojnë duhen edhe të koordinohen me aleatët ndërkombëtarë, raporton Zeri.info.
“Pa aleat e pa miq është e vështirë”, shkroi ajo