Kryekuvendari Galuk Konjufuca, tha se deputetë e Listës Serbe që kanë dorëzuar mandatin do të zëvendësohen sipas procedurave ligjore, raporton InLajmi.
Konjufca, ka sqaruar se pas pranimit të dorëheqjes se 10 deputetëve nga Lista Serbe, ai do t’i drejtohet presidentes Vjosa Osmani, në mënyrë që kjo e fundit më pas ta njoftojë edhe KQZ-në për proceduarat e tjera për zëvendësimin e tyre.
Sipas tij, KQZ-ja duhet të bëjë të ditur se kush është në radhë me numrin e votave që t’i zëvendësonte këta deputetët.
Konjufca e llogartë edhe mundësinë e refuzimit të mandatit të deputetëve të radhës nga Lista Serbe, por tha ai por procesi tha ai do të vazhdojë deri në plotësimin e vendeve në Kuvend.
“Ata do të zëvendësohen. Unë do t’i drejtohem presidentes, pastaj ajo i drejtohet KQZ. Më pas KQZ-ja vjen me propozime të reja, prapë vijën nga e njëjta Lista e njëjte, edhe nëse ata refuzojnë procedura përsëritet deri sa ti plotësojmë vendet”, tha Konjufca /InLajmi/