Analisti politik, Valon Syla ka komentuar vendimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti si dhe situatën e tensionuar në veri, përcjell InLajmi.
Syla thotë se “një pjesë e diplomacisë perendimore, dhe një pjesë e popullit kosovarë duke mbështetur Albin Kurtin, ia dhanë dy alltia… një me ujë, një me strujë, e tani ai me alltia me ujë po luan ‘rulet rus, duke e rrezikuar fatin e të gjithëve”.
Analisti thotë se Kurti po sillet në këtë mënyrë, pasi ai e ka KFOR-in dhe bazat amerikane këtu sepse në të kundërten sipas tij, ai do t’i kthente sjelljet e vitit 19999, duke thënë dorheqje dhe duke u zënë rob si akitvist paqeje.
Sipas Sylës, me këto veprime Kurti është duke i dhënë municion vetëm Serbisë së Vuçiqit, i cili sipas Sylës tani Vuçiqi në Veri, po e luan lojën tonë kosovare të dikurshme. Syla thotë se Vuçiqi po e kopjon lojën e sistemit paralel të Ibrahim Rugovës dhe shoqërisë civile, kur në vitet e 90-ta të gjithë u solidarizuan për të mos i pranuar insitucionet e dhunshme të Millosheviqit.
Tutje ai thotë se ky është vetëm një fillim për fundin e Kurtit, pasi më nuk do ta ketë as mbështetjen e ndërkombëtarëve e as të atyre që e kanë votuar deri tani.
Krejt në fund Syla ironizon me ministrin Sveçka duke thënë “këqyrni futboll tash, se vendi është në duar të sigurta. Për ne kujdeset Komandant Sveçla, pa amerikan, por duke u mshef mas hijeve të uniformave të KFOR-it”.
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti po luan ‘rulet rus’ me Kosovë
Një pjesë e diplomacisë perendimore, dhe një pjesë e popullit kosovarë duke mbështetur Albin Kurtin, ja dhanë dy alltia… një me ujë, një me strujë…
E ai tash me alltia me ujë po luan ‘rulet rus’ duke rrezikuar me fatin e krejt neve dhe atyre aleatë të Kosovës që ja dhanë mundësinë, diplomatike dhe elektorale. Ai sillet kështu sepse e ka KFOR’in, dhe bazat amerikane këtu. Po mos të ishin sigurisht se do ti kthente sjelljet e tij të vitit 1999, duke dhënë dorëheqje dhe duke u zënë rob si aktivist paqe. Ashtu siç në vitin 1999 e ktheu edhe e degradoi gjendjen në Veri të Kosovës, koplet të pikën zero.
Fajin për shkatërrimin e krejt përpjekjeve të deritanishme diplomatike kosovare, po mundohet me ja lënë opozitës, që e kanë lonë ‘keq’ kishe Kosovën. Dhe të gjithë këtë pas disa sulmeve me facebook të opozitës kosovare po rren se në Veri e bëri Kurti dhe Sveçla namin.
Çka u bo bre? Cka keni bo?
Por atje, në Veri po hyn pa amerikanë, madje kundër tyre me të cilët po sillet kishe po e ruan edhe Kosovën nga Amerika.
Tash paramendo, po na ruan Kurti neve nga Amerika sepse jemi të rrezikuar nga ta se po kërkojnë shumë nga ne.
Në fakt krejt këto që po i bënë Kurti po i jep municion vetëm Serbisë së Vucicit, i cili në Veri, po e luan lojën tonë kosovare të dikurshme. Ai po e kopjon lojën e sistemit paralel të Ibrahim Rugovës dhe shoqërisë civile, kur vititet 90′ të gjithë u solidarizuan dhe mos i pranuar insitucionet e dhunshme të Millosheviqit.
O Albin, o Napoleoni jonë i vogël me KFOR’in përpara. A po të kujtohen deklaratat anti NATO në dokumentarë serb nga anëtarë të Vetëvendosjes?
Albini po ja fal të gjitha Serbisë për një ditë, marrëveshje të cilat diplomacia kosovare me mezi i bindi serbet ti veshin uniformat e policisë, të punojnë në gjykata kosovare, të mbajnë elemente të shtetit të Kosovës.
Militantat fallc të paguar nga Vetëvendosje po bëjnë presion nga zori, që oficerët e tyre po e ndjejnë dhe po e shohin dështimin e tyre para syve.
Por ky është vetëm një fillim për fundin e Kurtit.
Kosova e Pavarur u bë shtet në partneritet me perendimin. Edhe atëherë Kurti s’ishte me këtë mendësi. Një send e di, që Kryeministri jonë, nuk është bash i joni…
Dhe kështu nuk do ta ketë gjatë. Nuk do ta ketë mirë e as mbështetjen e diplomacisë perendimore, nga serbet lokal jo se jo, por as me ata kosovarë që vendin e prunë deri këtu, në Republikë, Pavarësi e integrim të Veriut pjesërisht, por aq sa ishte e mundur se është punë e vështirë, për të mirë e për të keq, të cilin Kurti do me humb me rulet rus, për popullizëm patetik nacionalist, për një grusht vota, të cilat po i humb nga paaftësia me qeverisje të keqe, ministra të dobët dhe jokometencë totale.
Kqyrni futboll tash, se vendi është në duar të sigurta. Për ne kujdeset Komandant Sveçla, pa amerikan, por duke u mshef mas hijeve të uniformave të KFOR’it. Papaka. /InLajmi/