Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët për çdo gjë.
Ai, para mediave sot në Prizren, ka deklaruar se institucionet kosovare komunikojnë me KFOR-in, Eulex-in, Zyrën e BE-së si dhe partnerët e Quint-it.
“Pra, shkëmbejmë informacione dhe përgatitemi sa më mirë për çfarëdo mbrapshtie që mund ta bëjnë keqbërësit. Deri më tani, jemi përgjithësisht të suksesshëm, gjithmonë ka vend për përmirësim”, përcjell Gazeta Blic
“Por, ne nuk e kemi kursyer as dijen dhe as mundësitë tona, e për vullnet të mos flasim dhe besoj që qytetarët e e Republikës së Kosovës nuk kanë nevojë për brenga shtesë”, ka pohuar Kurti.