Kristen Mary Jenner është një personalitet amerikan mediatik dhe biznesmene. Ajo mbrëmë ka festuar ditëlindjen e saj të 68-të, por ajo çka ra në sy ishte befasia e këndshme që mori nga vajzat e saj, transmeton InLajmi.
Vajzat e saj Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe dhe Kylie Jenner janë veshur të gjitha si mamaja e tyre Kriss për të festuar ditëlindjen e saj. Secila ka zgjedhur një veshje nga disa prej momenteve më ikonike të saj.
Ishte Kim Kardashian, e cila shpërndau momente nga ditëlindja në rrjetin social Instagram. Ajo tregoi që tema e ditëlindjes ishte “vishu si Kris-i”.
Ajo kishte përzgjedhur veshjen që Kriss e kishte pasur 10 vjet më parë për eventin “Lady” të familjes Marmalade, shkruan E.News.
Kim tregoi se si motrat e tjera të saj (me përjashtim të Kendall Jenner) kishin vendosur ta bënin këtë për nder të mamasë së tyre. /InLajmi/