Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ka zgjedhur të deklarohet, por duke u fokusuar tek opozita, përcjell InLajmi.
Hoxha tha se përfaqësuesit e opozitës në Kosovë, haptas e bëjnë mbështetjen për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se ata haptas e kanë dëmtuar edhe më parë Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Haptas e bëjnë mbështetjen për Vuçiçin. Haptas e kanë dëmtuar edhe më parë Kosovën.
Strukturat paralele mbetën në funksion për shkak të atyre që sot ngrihen kundër qeverisë së Kosovës.
Mund të heshtnin për të na treguar se kanë kuptuar diçka nga fajet që kanë kryer mbi shtetësinë e Kosovës. Por jo! I shkojnë fajit deri në fund./InLajmi/