Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka folur për protestën e mbajtur sot në veri nga serbët kundër vendimit për targat, përcjell InLajmi.
Bërnabiq ka thënë se serbët po kërkojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, nga Beogradi, Prishtina dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, marrëveshje kjo e nënshkruar 10 vjet më parë.
Rikujtojmë se për shkak të situatës së tensionuar në veri ka pasur shumë reagime edhe nga ndërkombëtarët, e ndër ta edhe Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, i cili ka kërkuar që Kosova të shtyjë afatin për targat dhe themelimin e Asociacionit. /InLajmi/
https://twitter.com/anabrnabic/status/1589236516118986752