Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten Vjosa Osmanin, me të cilën kanë diskutuar për tërheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe situatën e tensionuar në veri, përcjell InLajmi.
Begaj e ka inkurajuar presidenten që të vazhdohet dialogu mes palëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit territorial të Kosovës të garanatuara nga NATO.
Sipas presidentit, madhor do të mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Postimi i plotë i tij:
Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.
Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.
I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.
Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. /InLajmi/




















