Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka komentuar përsëri largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës teksa ka publikuar edhe profilin e drejtorit të suspenduar të policisë në veri, Nenad Gjuriq, për të cilin Bajqinovci thotë se “ai u bë shkas i bojkotit të institutucioneve të vendit nga Lista Serbe”, përcjell InLajmi.
Në profilin e drejtorit të Policisë në veri të publikuar nga Bajqinovci thuhet se Nenad Gjuriq ka qenë i suspenduar në vitin 2013 për moszbatim të urdhërave, ka pasur lidhje me krimin e organizuar në veri si dhe afërsi me partinë politike pro-ruse DSS. Gjithashtu Gjuriq thuhet se është dëbuar nga Akademia Policore e Serbisë për shkak se ka dështuar disa herë me testin psikik.
Bajqinovci vlerëson se ky bojkot nuk është gjë tjetër përpos përpjekje e Beogradit për të strehuar krimin, për të refuzuar ligjin dhe për ta luftuar shtetin tonë nga brenda.
Në fund, deputeti thotë se asnjë Qeveri e Republikës së Kosovës nuk marrë vendime kundër qytetarëve të komunitetit serb, po asnjë qeveri si Qeveria Kurti nuk ka qenë e vendosur për sundim të ligjit dhe respektim të kushtetuetshmërisë.
Postimi i plotë i tij:
Ky është profili i drejtorit të suspenduar të Policisë në veri që u bo shkas i bojkotit të institucioneve të vendit nga Lista Serbe. Ky bojkot nuk është gjë tjetër përpos përpjekje e Beogradit për të strehuar krimin, për të refuzuar ligjin dhe për ta luftuar shtetin tonë nga brenda. E për ta konfirmuar këtë, po raportohet që i njëjti pritet të nderohet nga Vuçiqi.
Asnjë Qeveri e Republikës së Kosovës nuk marrë vendime kundër qytetarëve të komunitetit serb, po asnjë qeveri si Qeveria Kurti nuk ka qenë e vendosur për sundim të ligjit dhe respektim të kushtetuetshmërisë. /InLajmi/