Pronari i ri i Twitter, Elon Musk thotë se ai nuk kishte “zgjidhje” veçse të shkarkonte gjysmën e stafit të kompanisë, pasi firma po humbte më shumë se 4 milionë dollarë (3.5 milionë funte) në ditë, transmeton InLajmi.
Gjysma e stafit të kompanisë po lirohet, një javë pasi Musk bleu Twitter në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh (38.7 miliardë paund).
Ka shqetësime se Twitter mund të zvogëlojë moderimin e përmbajtjes, por Musk tha se politikat e firmës mbeten “absolutisht të pandryshuara”.
Ndërsa raportet dolën të premten se mijëra punonjës në Twitter në mbarë botën po humbnin punën e tyre.
Grupet e sigurisë në internet dhe aktivistët kanë sugjeruar që Musk mund të ndryshojë politikat e moderimit, duke e bërë Twitter më pak efektiv në heqjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit nga platforma.
Ndalimet e përhershme të Twitter-it që u jepen figurave të diskutueshme përfshirë ish-presidentin Donald Trump, gjithashtu mund të hiqen, shkruan BBC.
Këto shqetësime u nxitën nga komentet e Musk të premten, i cili kërkonte të fajësonte “rënien masive të të ardhurave” të Twitter tek “grupet aktiviste” të cilët “po përpiqeshin të shkatërronin lirinë e fjalës në Amerikë”. /InLajmi/