Në sheshin Skënderbeu afër Qeverisë së Kosovës po protestohet për votimin e Projektligjit për Trustin, raporton InLajmi.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ishte i pranishëm në këtë protesë tha se deputetët duhet të votojnë pro këtij projektligji. Ai theksoi se kriza që e ka përfshirë vendin është e madhe si dhe humbjet nga investimet e Trustit i cilësoi si të mëdha.
Kërkesat e qytetarëve duhet të aprovohen nga të zgjedhurit e tyre, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës. Projektligji për Trustin ka ardhur në Kuvend me 21 mijë e 398 nënshkrime të qytetarëve. Kriza është e madhe dhe humbjet, të cilat kanë gjatë kësaj periudhe kohore nga investimet e Trustit janë të mëdha.
Sipas tij, është momenti i duhur që të bëhet ligji pensional, reforma pensionale dhe të themelohet Fondi Pensional i Kosovës.
Është momenti i duhur që të bëjmë ligjin pensional, të bëhet reforma pensionale dhe të themelohet Fondi Pensional i Kosovës dhe të tejkalohet ky model dhe të kalohet te modeli ku gjenerata paguan për gjeneratën. /InLajmi/