Lista Serbe ka vendosur të shtunën që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë ka reaguar Blerim Vela nga zyra e Presidencës, i cili tha se Serbia po i detyron dhe po i nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës.
Vela thotë se ky akt ngjason me nxitjen e Rusisë në Donbas në vitin 2014.
Tutje ai tha se kjo tërheqje tregon se “Lista Serbe” përdoret si mjet nga regjimi i Aleksander Vuçiqit për të destabilizuar Kosovën. /InLajmi/